Ka rinisur me tensione sesioni i ri parlamentar.
Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të nxjerrë Gardën Jashtë.
Thirrjes së tij i është bashkuar edhe Flamur Noka.
Sakaq, deputetët e tjerë demokratë kanë shoqëruar thirrjet me rënie bilbili.
Bardhi: Nxirr gardën e Republikës përjashta.
Noka: Prej kujt ju ruan Garda ju?
Bardhi: Nxirr Gardën. Çfarë jemi ne këtu? Pse e ke rrethuar me Gardën këtu?