Pjesët e nëndetëses së shkatërruar, e cila shpërtheu në fund të oqeanit kanë filluar të nxirren.
Nëndetësja Titan së bashku me 5 persona në bord ishte zhytur për të eksploruar Titanikun, por një shpërthim i saj bëri që të shkatërrohej dhe të 5 personat të humbnin jetën.
Sot, mbetjet metalike të saj janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada.
Në pamje shihen copa metalike nga nëndetësja.
Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo u shpërtheu rreth 90 minuta pasi ishte zhytur për të parë anijen e famshme Titanik, e cila u mbyt në vitin 1912.
Autoritetet kane nisur një hetim për shkaqet e fatkeqësisë së nendeteses Titan, e cila është në fazën fillestare.