Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat e hotel "Mira Mare" në Durrës, trupin e një 54-vjeçari.

Kërkimi i këtij 54-vjeçari është bërë me ngulm edhe nga pronari i objektit i cili ka thënë se viktima ka qenë brenda në momentin kur është shembur ndërtesë.

Ndërkohë dyshohet se ende nën rrënoja të jenë edhe dy persona të tjerë.