Një 76-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Policia thotë se rreth orës 10:55, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit M.H., rreth 76 vjeç, banues në Fier.
Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Vlorës.
Nuk dihet nëse vdekja e të moshuarit është shkaktuar nga mbytja në det apo ndonjë infarkt kardiak.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve.





