15 nëntor 2014–  Në 9 nëntor zjarrfiksit nxorrën nga Lumi Arno afër Firences një kufomë të një personi mashkull të paidentifikuar. Vetëm këtë të premte, më 14 nëntor 2014 u bë e mundur identifikimi i kufomës. 

Ajo i përket Alban Gjonit, 34 vjeç. Në xhepa, kufomës u gjet një tufë çelësash, një rruzare e fesë katolike dhe kartmonedha Baht (tajlandeze). Albani ka pasur precedentë të vegjël penalë për sa i përket emigrimit ilegal. Në korrik 2005, ai është sulmuar nga disa të panjohur dhe është rrahur me grushta e shkelma, derisa ka rënë pa ndjenja në trotuar. Për shkak të plagëve të marra, u shtrua për dy javë në spital. Karabinieria italiane po heton , nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale apo me një vrasje.

/gj.th agjencia e lajmeve “Dyrrah”/