Një kalimtar i rastit pasi dalloi një makinë në anë liqenit të Shkopetit që dyshohet se mund të ketë rënë si pasojë e ndonjë aksidenti, telefonoi në Sallën Operative të policisë së Matit.

Me të marrë njoftim, në vendngjarje ka shkuar menjëherë  grupi hetimor i Komisariatit të ku ka rezultuar se:

Rreth 60 metra më lart vendit ku në muajin Korrik u nxorrën tre automjete nga polumbarët e Reneas,  në breg  të liqenit, në anë gjysëm mbuluar me ujë është konstatuar një automjet Reno Skrin tip i ri pa targa me ngjyrë të zezë.

Nga kqyrja paraprake e automjetit  rezultoi se në brendësi të automjetit nuk kishte njeri si dhe  dyshohet se ky automjet është hedhur në liqen brenda harkut kohor 3 – 4 mujor.

Gjithashtu  po nga kqyrja paraprake e automjetit nuk është konstatuar  ndonjë send i kundraligjshëm.

Automjeti është nxjerrë në rrugë dhe do transportohet në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme.