Operacionet e kërkim shpëtimit në zonën e ish-kënetës në Durrës po vijojnë, por duket se lajmet që vijnë nga poshtë rrënojave nuk janë të mira.

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga rrënojat e shtëpisë të familjes Lala, në ish-Kënetë, pasi një anëtare e tyre është nxjerrë e pajetë.

Sipas informacioneve, mësohet se bëhet fjalë për Griselda Lalën, 22 vjeçe. Ndërkohë mësohet se operacioni vijon, pasi nën rrënoja janë anëtarë të tjerë të kësaj familje, të cilët nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të grupit të kërkim shpëtimit.