Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç, ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Burime konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një bari në Tiranë e brenda në automjet është gjetur edhe një shishe alkoolike.

Ende nuk ka një reagim zyrtar, nësë i riu ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo, por policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit K. G, N. V dhe E. V, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe: