Të mërkurën në Vjenë nën kushte të forta sigurie do fillojë gjykimi kundër djaloshit 19 vjeçar shqiptar, Lorenc K., i cili dyshohet për “terrorizëm”.
Krone.at, shkruan se Lorenci dyshohet të ketë nxitur një 12 vjeçar gjerman, për të kryer sulm vetëvrasës dhe në rast se gjykata e shpall të fajshëm, 19 vjeçari rrezikon burg prej 15 vitesh.
Lorenci është shtetas austriak, ndërsa prindërit e tij me kulturë ateiste, kishin emigruar nga Shqipëria drejt Austrisë.
Gjatë moshës minorene, ai është dënuar me 29 muaj burg, për shkak të grabitjeve, ku pikërisht në burg është konvertuar në musliman dhe ka vetë marrë emrin "Sabur Ibn Gharib".





