Policia e Tiranës ka vënë në pranga një djalë të ri i cili ka nxjerrë në rrugë për të lypur bashkëjetuesen dhe foshnjën 8-muajshe.

Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8-muajshe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.