12 korrik 2014 – Një grua serbe, nga qyteti i Samborit ka nxjerrë burrin në shitje për vetëm 70 euro. Ajo ka publikuar “shitjen” e burrit në një faqe online. Burri i serbes është bërë “artikull” mjaft i pëlqyer dhe deri më tani shuma më e madhe e ofruar për të kap vlerën e 9.000 denarëve ose rreth 77.5 euro.

Mësohet se gruaja nga Serbia e ka bërë këtë gjë, pasi është detyruar nga kushtet e vështira financiare që po kalonte çifti. Në përshkrimin që i bën bashkëshorit si “produkt”, ajo thotë se ai është “i bukur, i rruajtur mirë, pa dëmtime dhe pa të meta. Nuk pi alkool dhe nuk pi as duhan”. 

Gruaja shprehet se e do shumë burrin e saj, por e ka bërë këtë gjë detyruar nga kushtet. Ajo tha për mediat se portali online ku publikoi njoftimin mund edhe ta fshinte njoftimin, por ajo “do donte ta merrte vesh gjithë bota atë njoftim”

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/