I jep fund jetës një 64-vjeçar, që vuante nga një sëmundje e rëndë, duke u hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit.
Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme, dhe policia raporton se i ndjeri kishte qenë para aktit të vetëflijimit nën shoqërinë e vajzës së tij, por e kishte larguar nga dhoma me pretekstin për t’i marrë një porosi në dyqan. Sapo e bija kishte ikur, ai është vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të dëmtimeve të shumta që mori nga përplasja.
“Më datë 22.02.2016, në Spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, nga kati i katërt i spitalit, është hedhur shtetasi Sh. K., 64 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sh. K., ka qenë i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t’i marrë diçka në dyqan dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetëhedhur”, njofton policia.