Menaxheri i një restoranti në Missouri është pushuar nga puna pasi u filmua duke nxjerrë jashtë një kliente me ngjyrë.
"Ndihem sikur jam diskriminuar dhe profilizuar në mënyrë raciste", tha Xzaviera Vaqua, 37 vjece.
Shelly Bloom, bashkëpronare e Tomfooleries në qytetin Kansas konfirmoi se menaxheri i identifikuar si Preston kishte ndërprerë punën e tij nga restoranti.
Bloom refuzoi të tregonte arsyen e vërtetë përse Preston u pushua. Incidenti që u publikua në rrjete sociale filloi në fundjavë dhe ka marrë mbi 10 mijë shpërndarje, ku Vacqua kërkon të paguajë faturën e saj.
Ajo i thotë disa herë menaxherit se nuk ndihet rehat dhe i dorëzon kartën e kreditit. Menaxheri insiston se nuk pranon para nëse nuk ha ushqimin. Në momentin që i tregon se bari mbyllet në 2:30 të mëngjesit, Preston e merr dhe e nxjerr jashtë.
Sipas Vaqua, ai e shoqëron deri te parkingu me një sjellje arrogante dhe agresive.





