Munuera Montero është pezulluar, ndërsa ndodhet nën hetim si gjyqtar pas ndeshjes Osasuna-Real Madrid. Ky është vendimi i marrë për kryesorin, që rrezikon deri në 5 vite përjashtim në rast se shpallet fajtor.

Montero po hetohet për thyerjen e rregullit, që nuk lejon përfshirjen e interesave dytësorë që ndërhyjnë në përmbushjen e detyrimeve personale. Kujtojmë se kryesori spanjoll i tregoi kartonin e kuq Bellingam në sfidën e fundit, pas tha “f*ck off”.

Vetë Montero ka folur për ditët e vështira që po kalon, bashkë me familjen e tij. Po ashtu mohon lidhjet e tij, që mund të ndikojnë në arbitrim.

“Jam mbyllur në shtëpi. Njerëzit po shajnë dhe ofendojnë të afërmit e mi, babai im 80-vjeçar shkoi sot në meshë dhe… më mirë të hesht. Asnjë subjekt sportiv nuk më ka paguar asnjë cent në jetën time, kurrë”, u shpreh Montero.

Sfida mes Real Madrid dhe Osasunës përfundoi me barazim 1-1. Tashmë kreun e kampionatit madrilenët e ndajnë me Barcelonën.