I shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kryeministri Edi Rama ka takuar sot banorët e ish-Kënetës dhe më pas me ekipet e huaja që kanë ardhur për të asistuar në evidentimin e dëmeve në Durrës.

Një qytetar i ka treguar Ramës se pas lajmeve se ishte shembur urgjenca e spitalit të Durrësit, kishin nisur me urgjencë të atin në Berat dhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës por se tani nuk japin arsyen e vdekjes.

Teksa i ka premtuar se do ta zgjidhin këtë problem, kreu i qeverisë ka shpërthyer ndaj mediave duke i cilësuar kriminelë.

"Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t'i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia. Mos shihni TV, shihni radion më mirë", tha Rama