Pezullohen nga detyra një specialist krimesh dhe një inspektor i Krimeve të Rënda.

Bëhet fjalë për zyrtarët E. Gjyli, me detyrë specialist krimesh, dhe inspektori E. Hoxha, për shkak të daljes së informacioneve hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër.

Pezullimi i tyre është bërë pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.