Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetet sociale të shoqëruar me videon e një projekti të ri.
Bëhet fjalë për një aks rrugor, që sipas Ramës, do të duhej të ishte përfunduar që në vitin 2011 “por është një prej rrugëve të lëna rrugëve”, thotë shefi i qeverisë. Është nyja e Milotit, një projekt me vlerë 16 milionë dollarë.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.