Hapja e dosjeve mbetet një nga temat më të diskutuara në debatin politik dhe në media.
Gazetari Blendi Fevziu, ka bërë publike pamjet teksa hap dosjen e Sigurimit të Shtetit për Ibrahim Rugovën. Ai tha pak ditë më parë se pranë Autoritetit të Dosjeve gjendej dosje për ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Nisur nga kërkesat e shumta, Fevziu ka publikuar një video nga leximi që u ka bërë materialeve, të cilat datojnë që nga viti 1970.
‘Meqë shume vetë më kanë pyetur. Kjo është dosja që Sigurimi i Shtetit ka mbajtur për Ibrahim Rugovën që në vitin 1970. Gjendet e deklasifikuar në Autoritetin e Dosjeve.’- shkruan Fevziu në Instagram.
Ai shprehet: Unë nuk e di se do na dalë ndonjë në Kosovë dhe do na marrë në qafë, këto janë emrat e personave që e kanë informuar.
Në fund ai thotë: O bo bo e hoqa se doli emri i bashkëpuntorit.