Nisja e seancës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës ka nisur me tensione të ashpra. Pasi SPAK vlerësoi si të ligjshëm dhe të rregullt arrestimin e Metës, situata është tensionuar nga ky i fundit. Ish-Presidenti i është drejtuar personalisht kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorit Arben Kraja.

“O Dum Duman mbaje vath në vesh, mbaje mend”!

Ndërsa prokurorit Arben Kraja i është drejtuar: “Ti që tani e ke nisur me mashtrime, por gjithsesi unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj.

Është dashur ndërhyrja e gjyqtarit Erjon Çela për të qetësuar situatën, ndërkohë ka reaguar edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj që ka sqaruar se reagimi i ish-presidentit vjen për mënyrën si u ekzekutua vendimi i gjykatës.

Ndërsa kreu i SPAK-ut, Altin Dumani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi kundrejt retorikës së ashpër të Metës.

Kujtojmë se seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut është shtyrë në orën 13:30.