Këngëtari i njohur Arkimend Lushaj i njohur si Stresi, ka reaguar nga arratia duke i dalë në mbrojtje Noizyt, pasi ky i fundit po mbahet në paraburgim.
Stresi ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për mbajtjen në burg të Noizyt dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Stresi ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit, Edi Rama, pasi sipas tij ajo që po ndodh është e padrejtë. Këngëtari nuk ka kursyer as reagimin për ministren e Drejtësisë në Kosovë.
“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.