Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer sërish në Jugun e Shqipërisë për pushime pasi kaloi disa ditë në Greqi. Dua Lipa po shijon disa ditë të qeta dhe relaksi pranë partnerit të saj, ndërsa sot na ka surprizuar me fotot e reja nga pushimet në vendin tonë.
Artistja, përpos fotove, ka ndarë momente feste me rrethin e saj të shoqërisë teska ndodhet në Kep Merli, ku në ‘Instagram’ shfaqet me një gotë në kokë duke kërcyer.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që këngëtarja viziton jugun e Shqipërisë, ku fillimisht qëndroi disa ditë me familjen e saj, udhëtoi më pas drejt Greqisë, dhe u rikthye sërish për t’ia prezantuar partnerit të saj Romain Gavras.