Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE nuk patën një reagim direkt për të mbrojtur marrëveshjen, të cilës i dolën garant, kur Rama ndryshoi Kushtetutën dhe pastaj Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Gjatë intervistës së tij për “Tempora” me gazetaren Sonila Meço, presidenti Meta u pyet për reagimin hezitues të ndërkombëtarëve dhe kur foli për vendin ku u firmos ajo, rezidenca e ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i shtetit lëshoi batutën e rradhës.

Ilir Meta: Nuk kemi ku të shkojmë më keq. Ka një përkeqësim dramatik. Dhe kjo krizë është artificial, e kam thënë dhe më parë”

Sonila Meço: Cila krizë? Se ka disa…

Ilir Meta: Ka krizë më të madhe se sa politikanët që firmosin një marrëveshje dhe pas disa ditësh shkelin marrëveshjen që firmosin. Një politikan edhe kur e thotë një gjë në publik, duhet t’i qëndrojë.

Sonila Meço: Nuk janë ndryshime, janë shtesa, thotë arbitri…

Ilir Meta: Tani arbitër është populli shqiptar, të lutem. U lodhëm me këto muhabete, me këto historira.

Sonila Meço: Aty u nënshkrua dhe marrëveshja zoti Meta. E mbani mend ju ku u nënshkrua? As në territor shqiptar jo, në territor amerikan.

Ilir Meta: Nuk e di ku është nënshkruar, por unë di një gjë: o je shtatzënë o nuk je shtatzënë. Pak shtatzënë nuk mund të jesh.