Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për guximin dhe për tipin ekstravagant që ka. Ajo është duke realizuar së fundmi një videoklip me Fifin.
Aurela, ka vendosur të ndajë me ndjekësit një video me prapaskenat e këtyre skenave të xhiruara, ku ato shfaqen teksa qëndrojnë në ajër nga një vinç. Ato duket të qëndrojnë në një lartësi të madhe, ku jo çdo kush do arrinte ta përballonte.
“O nëne o nëne. Ja si u realizua skena ne lartesine e pemeve 16-17 metra.
Na mbajti @maxproductional ne ajer me vinça , me skela e me gjojna..prandaj quhet Max Team”- shkruan Aurela përbri videos në Instagram.