Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se kriza në Shqipëri nuk varet aspak nga lufta në Ukrainë.
Me një postim në Facebook Kryemadhi i ka kërkuar të anuloje pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati sipas saj.
“O piktor, o aktor, o manipulator…. Anulo pagesat e inceneratorit të Tiranës, që po i shijon Stela Gugallja dhe Klodian Zoto në arrati! Këtë e ke vetë në dorë dhe nuk varet hiç nga lufta në Ukrainë, por nga lufta që ke me shqiptarët brenda mendjes tënde. Anulo koncesionin korruptiv të firmosur nga Veliaj dhe me ato para të subvecionohen deri në fund familjet shqiptare, biznesi, fermerët, sektori i hoteleri-turizmit që do e blejë lëndën e para deri në 10 herë më shumë. Po ule dhe taksat akoma më mirë, por këtë punë e kanë marrë qytetarët tashmë në dorë.“, shkruan Kryemadhi.





