Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë protestuar sot kundër Luzim Bashën dhe i kanë qëlluar me vezë makinën.

Basha ka qenë duke shkuar në një takim me gratë demokrate, por të rinjtë i kanë dalë para dhe i kanë bllokuar rrugën.

“Ai plehra është izoluar aty brenda! Ata të rinj që ka aty brenda nuk i kemi parë në FRPD, Basha pretendon se po bën takim me forumin rinor të PD, ja ku janë në të vërtetë të rinjtë e FRPD-së. Për atë plehrë kam humbur shkollën, kam bërë burg, kë godet ai demorkatët godet?

Unë humba shkollën për shkak se u procedova penalisht që ai të bëheshe kryeministër. Basha e ka zakon të fshihet pas truprojave të tij”, u shpreh një ndër të rinjtë.