Nga Arsen Rusta

I vrau fëmijën i bën edhe “Lacin” ky brekë kuqi.

I ngre dorë babait të viktimës.

Ky polici i komunitetit në çantën e brezit sot ka patur edhe pistoletën e shërbimit në gomone!!!!

Po pyetja?

Ku i gjen lekët? për skaf për benzinë  për xhiro lacash, ky polici komunitetit me rrogën 70 mijë lekë maksimumi!!! Apo si ish shef i Himarës e di se si deti kthehet në autostradë për….

Te enjten masa e sigurisë.

Mbetet në burg.

Në shtator ky lirohet me masë sigurie arrest në shtëpi pasi ekspertiza do e nxjer vrasje nga pakujdesia. Kodi penal e parashikon.

Se besoni?

Kujtohuni pak.

Doli ai që gjymtoi të riun e gruan e tij 3 javë më parë në Himarë!

Doli ai që 2 vjet a 3 më parë vrau turistin Rus.

Doli dhe ai që hodhi karrocën e foshnjës drejt vdekjes ke vijat e bardha në mes tirane.

Kjo është xhungla, ambienti ku mbizotërojnë të fortët e lacat.

Normalët!!! Pasi i vrasin i qajnë 24 orë ne fb e pastaj na ishte dikur dhe kështu “bëhen filmat”.