Momente tensione ka aktualisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku protestuesit po përplasen me Policinë.
“O qelbësira, nuk keni turp, o legena, ikni, turp”, janë fjalët me të cilat protestuesit demokratë i drejtohen efektivëve, teksa u kërkojnë të largohen.
Nga ana tjetër, policët po tentojnë të shpërndajnë turmën pas dy orësh protestë.
Ndërkohë, deputeti Tomor Alizoti këmbëngul se protesta ende nuk është mbyllur dhe bllokimi i rrugës do të vijojë deri të paktën në orën 20:00, sikurse është njoftuar.