Teksa shumë shqiptarë urojnë 1 Majin si ditë feste dhe i gëzohen ditës së pushimit, një 43-vjeçar nga Mbrostar Ura i Fierit ka zgjedhur të protestojë në mënyrë unike.
Me një pankartë në dorë, Edmond Hoxha babai i një djali 18-vjeçar, tregon se nga viti i kaluar e deri më sot ka punuar vetëm me kohë të pjesshme dhe 1 Maji i këtij viti e gjeti sërish të papunë.
"O Skënderbe e mbajte fjalën, punësove 300.000 shqiptarë në Gjermani,"-shkruhet në pankartën e 43-vjeçarit, i cili tregon se dëshira e tij është të mos largohet nga ky vend.





