Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mesditën e djeshme ku 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 21-vjeçaren Ariela Murati, në prag të Fakultetit të Mjekësisë.
Viktima ishte e shoqëruar nga motra dhe kushërira e saj në momentin kur Behlulaj e ndaloi dhe pak pasi debatuan ashpër, ai nxorri pistoletën.
"Ose të kam unë, o asnjë tjetër", mësohet t’i ketë thënë me zë të lartë i riu studentes dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Aldison Belulaj tentoi të vetëvritej me një plumb në gojë, pasi i mori jetën vajzës që dashuronte.





