Sot shënohen 11 vite nga protesta e 11 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Familjarë të viktimave kanë zhvilluar homazhe në ndër të tyre dhe kërkojnë drejtësi.
Motra e një prej protestuesve, Ziver Veizit ka zhvilluar homazhe pranë vendit ku prehet Ziver Veizi. “O zemra e motrës tënde, o vëlla na ka marrë malli. I miri i motrës, që të donte shumë”, thotë ajo mes lotësh.
Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.
Megjithatë, shpresë ka se një ditë do të vendoset drejtësia në vend. “Ne drejtësinë do ta kërkojmë derisa të rrojmë. Unë dua drejtësinë për vëllanë tim, do ta kërkoj dhe do ta gjej” tha ajo për mediat.
Më herët kryeministri Edi Rama, deputetë të PS-së dhe ministra kanë zhvilluar homazhe për 4 viktimat e 21 janarit, dhe vendosën lule në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
11 vite më parë u vranë në bulevard Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.