Sheen dhe Serena Colbert, vëlla dhe motër ishin duke u argëtuar në një varkë në mes të detit afër Cape Cod Massachusetts të SHBA-së, kur një peshkaqen gjigand mbi pesë metra kaloi pranë tyre.
Peshkaqeni kaloi poshtë varkës dhe nuk reagoi ndaj turistëve, por vazhdoi rrugën e tij. Vajza e çuditur dhe e frikësuar në të njëjtën kohë thoshte:
"O Zot, o Zot, nuk është e mundur!" Raste kur turistët kanë filmuar peshkaqenë ka ndodhur, por kësaj radhe peshkaqeni ishte shumë afër.





