SHBA, 26 mars 2014 – Presidenti amerikan Barak Obama thotë se veprimi i Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina ishte demonstrim i "dobësisë" e jo i fuqisë. Në komentet për gazetarët pas një samiti bërthamor në Hagë dje, presidenti Obama tha se komuniteti ndërkombëtar nuk do të njohë aneksimin rus të Krimesë, por ai tha se një përgjigje ushtarake nga Perëndimi është e pamundur.

Udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara tha se Uashingtoni është ende i shqetësuar për "cenimin e mëtejshëm" të Ukrainës nga Rusia. Të hënën, udhëheqësit e Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë thanë se kishin pezulluar pjesëmarrjen e tyre me Rusinë në grupin G8, derisa Moska nuk "ndryshon kurs".

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë një zëdhënës të Kremlinit të ketë thënë se Rusia është e gatshme dhe e interesuar të vazhdojë kontaktet me vendet e grupit G8. Po dje, marinsat e Ukrainës filluan tërhqjen e tyre nga Krimea ndërkohë që forcat ruse morën nën kontroll bazën e fundit ushtarake në Krime që kontrollohej nga Ukraina.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/