Këngëtarja, Beyonce Knowles, e cila është deklaruar si njëra nga përkrahëset më të mëdha të presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama, eshte vleresuar larte nga ky i fundit.
Pop diva Beyonce do të këndojë himnin kombëtar para qindra mijëra personave që do marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Barak Obama, më 21 janar, kanë thënë sot organizatorët.
Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, një mbështetëse e Obamës, do të performojë para kabinetit të Obamës, ligjvënësve dhe publikut.
Në ceremoni do të këndojnë edhe Kelly Clarkson, dhe këngëtari veteran dhe kompozitori James Taylor.
Ceremonia shënon fillimin e mandatit të dytë të Obamës.
Në inaugurimin e parë të Obamës në vitin 2009, legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin interpretoi këngën patriotike të SHBA-së, “My country tis of Thee”.
Kësaj herë këtë këngë do ta interpretojë Kelly Clarkson.
Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z ishin mbështetësit kryesorë të fushatës së Obamës për t’u rizgjedhur president në zgjedhjet e nëntorit të 2012-ës.
Beyonce i kishte shkruar Obamas një letër dashamirëse, për ditën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të mbajtura më 6 nëntor, ku presidenti Obama fitoi kundrejt kandidatit republikan, Mitt Romney .
“Çdo ditë në shohim zemrën dhe karakterin tuaj, duke na inspiruar gjithsecilin nga ne që të japim më shumë nga vetja jonë. Ju jeni një një lider i cili na shpie neve prej nga jemi, deri ku ne duhet që të jemi. Ju jeni arsyeja që vajza ime do të rritet duke ditur që ajo mund të bëhe cfardo që dëshrion”, kishte shkruar ajo në letrën drejtuar Obamas.