Ndërsa koha për debatin e parë televiziv po afron (debati do të mbahet ditën e mërkurë, në 3 tetor) presidenti aktual Barak Obama duket i impenjuar për t’u përgatitur më së miri për këtë përballje.
Obama nisi t’i studionte edhe njëherë strategjitë e tij dhe këtë e bëri duke nisur nga dita e dielë. “Studimi” i Obamës do vijoi paralelisht me fushatën elektorale. Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj, tensioni në të dy kampet duket se shtohet, pasi rivalët në garë nuk kanë diferencë të madhe mes tyre.
Burime të sigurta pranë stafit të shefit të Shtëpisë së Bardhë bëjnë të ditur se Obama do të vijojë me programin e takimeve të mëngjesit, ndërkohë që seancat përgatitore për debat pritet të mbahen gjatë pasditeve.
Pavarësisht kësaj, Obama dhe të tijët duhet të shpresojnë se nuk do të kenë ndonjë çështje delikate që mund të kërkojë vëmendjen e tyre siç ndodhi pak ditë më parë me trazirat në Lindjen e Mesme.