24 shtator 2013- Presidenti amerikan Barack Obama të hënën në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së, u është përgjigjur gazetarëve se ai e la duhanin gjashtë vjet më parë sepse kishte frikë gruan e tij.
Obama tha se ai e pinte “ndonjëherë”, por tashme “unë nuk kam vënë cigare në gojë ndoshta prej gjashtë vitesh.” Ai pastaj bën shaka: “Kjo është për shkak se unë jam i frikësuar nga gruaja ime”. Cigarja ka qënë një nga veset e deklaruara nga Obama dhe një foto e tij me cigare në kolegj është cilësuar si një nga fotot më negative ndaj imazhit të tij.





