Duke folur gjatë një takimi në periferinë e pasur të San Franciskos, Presidenti Obama vlerësoi pamjen e Kryeprokurores së Përgjithshme të Kalifornisë, Kamala Harris.
Duke vlerësuar punën e saj, Obama i ftoi qytetarët që të jenë të kujdesshëm me Kryeprokuroren, ta respektojnë, edhe per faktin se “ ajo është Kryeprokurorja më e bukur në të gjithë vendin”
“Është e vërtetë! Ju lutem- shtoi ai, ndërsa turma shpërtheu në të qeshura.
Duke patur parasysh edhe komentet e mëhershme të Obamës lidhur me gratë, në rrjet, vlerësimi i tij për Kryeprokuroren mori shumë kritika, dhe u komentua si një “flirt” mes Obamës dhe Harris.
Ndërkaq, mediat më pas kanë komentuar edhe një përgjigje të Michele Obamës gjatë një interviste në një kanal televiziv, e cila është përgjigjur se ndonjëherë ndihet si një nënë e vetme shumë e zënë, por më pas menjëherë e ka korrigjuar duke thënë se, ndihet një nënë e zënë.
Kjo sipas saj, edhe per faktin se bashkeshorti i saj eshte President.





