Ish- presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar presidentin aktual, Donald Trump lidhur me reagimin e këtij të fundit ndaj COVID-19, duke e quajtur të gjithën një katastrofë kaotike absolute.
Obama akuzoi Trump-in dhe aleatët e tij për përkeqësim të tensioneve në vend, gjë që, sipas tij, i kanë penguar përpjekjet për pakësimin e rasteve të infektimeve në nivel kombëtar.
“Ato që ne po i luftojmë janë këto trendet afatgjate të të qenët koprracë, fisnorë, të përçarë dhe duke i parë të tjerët si armiq, këto janë bërë impuls më i fuqishëm në jetën amerikane”, tha ish-presidenti Obama.
Obama gjithashtu ka shpjeguar edhe arsyen e tij për të mbështetur Joe Biden, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale dhe rivalin e Trump:
“Sidoqoftë unë kam ndërmend që të shpenzoj kohë aq sa kam mundësi dhe aq sa nevojitet për të mbështetur Joe Biden”.





