8 qershor 2015 – Presidenti amerikan, Barak Obama po kritikohet për sjelljen e tij në Gjermani, ku po zhvillohet samiti i G7. Vetëm 1 orë para nisjes së mbledhjes, ai është fiksuar në fotografi duke kthyer krikot e mëdha me birrë dhe duke shijuar mëngjesin me salçiçe e bukë të thekura të zonës. “Kur mësova se samiti do të mbahej në Bavari, shpresoja që të zhvillohej në tetor”, ka thënë Obama, duke përmendur muajin e Gjermanisë, siç njihet tetori. Dhe po të thuash tetor dhe Bavari zëre se ke thënë birrë. Mediat e huaja e kanë komentuar presidentin amerikan si të papërgjegjshëm, kur në 11 të paradites rrëkëllen birrat gjermane, ndonëse samiti i vendeve më të zhvilluara të botës nisi vetëm 1 orë më vonë.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”