Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, ka mbajtur një fjalim në Dallas, ku foli për vështirësitë me të cilat përballet policia dhe paragjykimet raciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fjalimi që po mbante Obama ishte një formë homazhi ndaj pesë oficerëve të policisë, që u vranë brenda natës gjatë sulmit racist me snajper në Dallas.

Por ajo çka ka tërhequr vëmendjen e mediave, përveç fjalimit të presidentit, ka qenë një police pas tij, të cilën e zë gjumi për disa momente. Edhe kur zgjohet ajo duket aq e përgjumur, saqë vazhdimisht hap e mbyll sytë.