9 janar 2015 –  Fotot e mëposhtme pasqyrojmë çastin kur presidenti i SHBA-së, Barack Obama dha mesazhin e solidaritetit për popullin francez, pas sulmit terrorist ndaj gazetës satirike "Charlie Hebdo".    Ky moment është zgjedhur nga faqja zyrtare e ambasadës së SHBA-së në Tiranë si foto e ditës.

   “Në emër të popullit Amerikan, unë shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tonë ndaj popullit francez, pas sulmit terrorist në Paris.  Si dy aleatë, përgjatë shekujve, ne qëndrojmë të bashkuar me vëllezërit tanë Francezë, për tu siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe që mënyra jonë e jetesës është e mbrojtur. Ne ecim përpara së bashku, duke e ditur se terrori kurrë nuk mund të barazohet me lirinë dhe idealet tona – ideale që ndriçojnë botën. Vive la France!”, është mesazhi i Presidentit Barack Obama në Librin e Ngushëllimeve të Ambasadës Franceze në Washington.