UASHINGTON, 17 maj 2013– "Siria do te lirohet nga tirania e Al Assadit". Kështu deklaron Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili njeherazi ka vënë në dukje vështirësitë për të arritur në lirinë e popullit sirian. Ai tha se zgjidhja që mbetet është presion ndërkombetar dhe forcim i opozitës vendase.
Këto komente Obama i beri pas takimit me kryeministrin turk Erdogan në Shtëpinë e Bardhë.
"Nuk ka ndonjë formulë magjike për t'u marrë me një situatë jashtëzakonisht të dhunshme dhe të vështirë, siç është ajo në Siri. Po të kishte, mendoj se unë dhe kryeministri Erdogan do të kishim vepruar tashmë… Në vend të kësaj, na mbetet të vazhdojmë presionin ndërkombëtar dhe të forcojmë opozitën", ka thënë Obama.
Ndërsa kryeministri turk Erdogan ka përsëritur se do të vazhdojë t'i bëjë presion Assadit për të dhënë dorëheqje dhe për të shtruar rrugën e demokracisë në Siri. Në prag të konferencës së planifikuar për Sirine në muajin qershor në Zvicër, Presidenti amerikan u shpreh optimist për këtë zhvillim i cili synon tranzicionin politik në Siri, pas luftës se gjate që u ka marre jetën 100.000 personave.





