I lodhur nga fushata elektorale e gjatë e cila çoi në rizgjedhjen e tij dhe përpjekjet  e vazhdueshme për të parandaluar katastrofën financiare , Presidenti Barak Obama vendosi të shplodhet pak ditë me familjen e tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka udhëtuar në Hawai ku do të kalojë edhe pushimet e Krishtlindjeve.

Presidenti Obama ka lënë mënjanë angazhimet politike, me përjashtim të së dielës kur do të marrë pjesë në funeralin e senatorit demokrat Daniel Inogie. Festat e presidentit amerikan nuk pritet të zgjasin më shumë se katër ditë, dhe ndoshta ai do të bëjë udhëtimin e kthimit nga Hawai në Uashington menjëherë pas Krishtlindjeve pasi e presin çështje të mëdha që janë ende të hapura.

Kongresi pret kthimin e presidentit ndoshta të enjten që të bashkëpunojë ashtu siç ka premtuar me anëtarët e  dy partive të Dhomës së Përfaqësuesve në një përpjekje për të arritur marrëveshje tatimore për të shmangur katastrofën financiare e cila sipas ekonomistëve do mund të ndryshojë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike.