SHBA – Barack Obama ka publikuar një foto të tij ku shfaqet duke shtënë me një pushkë sportive. Publikimi i fotos duket se bëhet për t’i mbyllur gojën të gjithë kritikëve të tij, që kanë vënë në dyshim faktin nëse Obama ka shtënë ndonjëherë me armë.

Obama, me politikat e tij për të forcuar ligjet e pajisjes me armë është vënë në qendër të kritikave të shumë grupeve që janë shprehur kundër një inisiative të tillë. 
 
Fotografia që ka bërë publike stafi i Obamës është shkrepur gushtin e kaluar në Camp David.