SHBA, 20 mars 2014 – Presidenti Obama njoftoi sot sanksione të tjera ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Krime. Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se sanksionet e reja do të përfshijnë zyrtarë të tjerë rusë, biznesmenë rusë që kanë mbështetur materialisht politikat ruse si dhe një bankë.
Presidenti po ashtu bëri të ditur se ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i lejon administratës t’i përshkallëzojë sanksionet në të ardhmen, në se Rusia vazhdon në të njejtën rrugë. Këto sanksione, tha presidenti, mund të përfshijnë edhe sektorë të tërë të ekonomisë së Rusisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





