WASHINGTON-Presidenti amerikan, Barack Obama, bëri të ditur se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë ndihmuar në përpjekjen e dështuar, për ta shpëtuar shtetasin francez në Somali, të premten e kaluar.
Në një letër dërguar Kongresit, Obama theksoi se forcat amerikane u kanë dhënë “një mbështetje të kufizuar teknike” forcave franceze, që e kanë udhëhequr operacionin.
Obama tha se forcat amerikane nuk kishin rol direkt në sulm, në kompleksin ku besohej se mbahej peng agjenti i inteligjencës franceze.
Zyrtarët francezë thonë se personi i zënë peng me siguri është i vdekur dhe i kanë akuzuar pjesëtarët e grupit kryengritës al-Shabaab, për vrasjen e shtetasit francez.
Një komando tjetër franceze, poashtu, ishte vrarë gjatë përpjekjes për shpëtim në Somali.