Rusia ka shpallur një listë me 500 qytetarë amerikanë të cilëve iu është ndaluar hyrja në Rusi, dhe në mesin e tyre është edhe ish-Presidenti amerikan Barack Obama.

Lista me 500 persona “non grata” në Rusi është përgjigje ndaj sanksioneve më të fundit të vendosura ndaj Moskës.

“Uashingtoni duhet ta kishte kuptuar kohë më parë se asnjë sulm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, deklaroi Ministria e Jashtme e Rusisë, që bëri të ditur listën e personave non grata.

Moska ka ndaluar edhe vizitat e diplomatëve amerikanë në shtetit rus për gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi në muajin mars si i dyshuar për spiunazh.

Një ditë më parë SHBA vendosi 300 sanksione të tjera ndaj Rusisë.