UASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama ka ripërsëritur para popullit amerikan si çdo fundjavë, se të pasurit në SHBA duhet të paguajnë më shumë.

"Një plan i ekulibruar, që mbron klasën e mesme, ul shpenzimet në mënyrë të përgjegjshme dhe kërkon nga më të pasurit të paguajnë ca më shumë; kjo është gjëja më e duhur për ekonominë tonë”,- tha Obama.  

Obama e shfrytwzoi fjalimin e tij pwr tw folur edhe mbi taksat fiskale: "Mund të arrijmë ende një marrëveshje bipartizan. Nëse nuk do të jetë kështu, do t’i kërkoj Kongresit të votojë një paketë masash për të evituar një shtim të taksave për shtresën e mesme". Kështu është shprehur Barack Obama duke iu referuar familjeve amerikane. 

''Nuk mund të lejojmë që politika e Uashingtonit të pengojë progresin e vendit'': ka thënë Obama, duke ftuar Kongresin, që të bëjë detyrën e tij dhe të ‘reagojë tani' për të evituar pasojat e 'fiscal cliff'.

Ekonomia jonë po rritet dhe nuk mund të pësojë plagë për shkak të politikës. Njerëzit e zgjedhur në Uashington kështu duhet të bëjnë detyrën e tyre". Tregu imobiliar është në rrugën e shërimit, por mund të kthehet në vend-numëro, nëse njerëzit gjenden me një zarf me pagë të reduktuar. Taksa e papunësisë, është më e ulëta që nga 2008, por familjet dhe ndërmarrjet nisin të kenë frikë për mosfunksionimi që shohin në Uashington. Ju – përfundoi Obama – i bëni ballë mungesave dhe përgjegjësive tuaja çdo ditë. Ata që keni dërguar në Uashington, që t’ju shërbejnë, duhet të bëjnë të njëjtën gjë".