DURRËS, 30 shtator 2013 – Vazhdojnë operacionet e uniformave blu ndaj objekteve të paligjshme. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 27 shtator 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Th. F., 30 vjeç, inspektor ndërtimor bashkiak i Durrësit, pasi dyshohet se ka lejuar të vazhdojnë punimet në ndërtimin pa leje të shtetasit A. L. në lagjen nr. 14. Më 28 shtator 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Sh. B., 32 vjeç, me banim në Durrës, pasi në fshatin Sallmone të komunës së Xhafzotaj (afër qytetit Shijakut), në një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër, ka ngritur një bazament ndërtese pa qenë i pajisur me leje. Po më 27 shtator 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj  shtetasit D. A., 63 vjeç, me banim në qytetin e Krujës, i cili ka ndërtuar pa leje një shtëpi.

 

/th. m. agjencia  lajmeve “Dyrrah”/