Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi i është kthyer Ramës pasi kryeministri ka vendosur si objektiv për zgjedhjet e 25 prillit të 2021 marrjen e 74 mandateve.

Maliqi shkruan në Facebook se Ramën sondazhet e nxjerrin me 44 mandate pas 8 muajsh, teksa i duhen dhe 30 për të arritur objektivin, por ndërkohë shton se është Opozita e Bashkaur që do marrë mbi 100 mandate në zgjedhje.

Deputeti i thotë Ramës që të përgatitë fjalimin e lamtumirës, por në të njëjtën kohë të dorëzojë dhe pushtetin.

STATUSI I PLOTË

Ti thotë dikush Ramziut që 44-ës i duhen edhe 30 që të bëhet 74.

Sot, kryeministri ynë i kapitulluar, ka nisur të bëjë llogaritë e 25 prillit, dhe thotë se do marrë 74 mandate në zgjedhje.

Pse bën sikur nuk e di Ramziu, që edhe sondazhet e veta, që i ka pa hile, e kanë nxjerrë me 44 mandate?!

Kush do ja sjellë 30 mandate Ramziut?

Çuko e Gjika që futi në burg; Qazimi e Dako që thyen qafën; manjaku i korrupsionit që ka deleguar në Shkodër; Ahmetaj e Gjiknuri që do t’i zërë rrjeta; apo dy ‘parashkollorët’ që do kthehen në Kosovë?!Sot, Ramziu urdhëroi të vetët që ti sigurojnë 74 mandate, duke i kërkuar të punojnë fort.

Si të punojnë o ‘RAMEXIT’, si ato punët në dosjen ‘339’?!

Ajo që ti duhet të kuptosh o i Zi, është se; edhe ashtu po të punoni, prapë ju nuk fitoni.

PD ta çorri maskën dje, kur të zbuloi se kishe mbledhur bandat në Durrës, se i ke zënë edhe vendin Dakos tani, që punët të vazhdojnë njësoj, mos të hyjë i huaj mes jush.

Dhe mendon se bandat në terren dhe ti në parlament, me ligje kryekëput anti-demokratike, do fitosh 74 mandate.

Presidentin mund ta izolosh me ligjin absurd që paralajmërove, por popullin nuk e izolon dot, se ta kthen bunkerin e Surrelit në qeli.

Edhe pse të gjitha organizmat ndërkombëtare të thanë kujdes me ligjin e antishpifjes, ti paralajmërove dy ditë më parë që nuk je bërë pishman dhe do e çosh deri në fund.

Ke frikë o Ramzi, prandaj po lufton edhe mediet, se të nxjerrin përditë të palarat që nuk ka acid që ti pastron.

Nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të përgatisësh fjalimin e lamtumirës dhe dorëzimit të pushtetit, jam i bindur që do e qash, por për të qarë nuk do bësh as socialistin më të përbetuar.

Të sugjeroj që fjalimin e lamtumirës, ta bësh vetë, mos ja jep Fugës, se fundi duhet të mbajë emrin dhe firmën tënde.

P.S; Opozita e Bashkuar = Mbi 100 mandate! Me ëndërrimet e tua Ramzi,po na bënë te hedhim valle.