Obligacionet e thesarit të SHBA-së shënuan një rritje të ndjeshme, duke rikuperuar humbjet e mëparshme, pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi Pentagonin të shtyjë sulmet ushtarake ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike në Iran.

Zhvillimi i ri ndikoi menjëherë në tregjet financiare, duke çuar në rënie të rendimenteve të obligacioneve amerikane në të gjitha maturimet. Veçanërisht, obligacionet dyvjeçare – të cilat konsiderohen më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në politikën monetare të Rezerva Federale, pësuan rënie.

Investitorët reaguan duke braktisur pritjet për një shtrëngim të politikës monetare brenda këtij viti dhe duke rivendosur parashikimet për lehtësim të saj.

Para deklaratave të Trump, tregjet monetare kishin reflektuar pothuajse plotësisht një rritje të normës së interesit me 0.25%, por zhvillimet e fundit ndryshuan ndjeshëm këto pritshmëri. Lëvizjet tregojnë ndjeshmërinë e tregjeve globale ndaj zhvillimeve gjeopolitike, veçanërisht në raport me tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.